Tragjedi në Greqi, 6 persona vdesin në autostradën “Egnatia” (FOTO)

Shpërndaje

Ka përfunduar në tragjedi në Greqi rrugëtimi i gjatë i disa emigrantëve me origjinë nga Irani për një jetë më të mirë në Europë.

Aksidenti ndodhi në autostradën “Egnatia”, pikërisht në zonën e Kavallas kur një mikrobus u përplas me pjesën ndarëse të rrugës sapo doli nga njëri prej tuneleve të shumta aty, raporton Albeu.com.

Makina u rrotullua disa herë duke u kthyer në një grumbull hekurishtesh me gjashtë të vrarë brenda.

Zjarrfikësit e patën të pamundur të nxirrnin trupat e viktimave për shkak të dëmtimeve të mëdha që kishte pësuar makina. /albeu.com/

Loading...