Tre persona të vdekur, bënin gara me vetura (FOTO)
Tre persona kanë mbetur të vdekur pas një aksidenti mes veturash në një kryqëzim në Hühnfeld të Gjermanisë.
Arsyeja e aksidentit sipas policisë ka qenë gara me vetura.
Vetura e tipit Volvo është shkatërruar e tëra dhe të tre personat janë bllokuar në të, ku edhe kanë vdekur të njëjtit pas aksidentit, shkruan Bild.
Policia i konfirmoi “Osthessen News” se asnjëri prej tre njerëzve nuk mbijetoi nga vendi i aksidentit. Pjesëmarrësit e tjerë të aksidentit morën plagë të rënda dhe menjëherë u thirrën helikopterë shpëtimi.
Loading...