Tritol makinës së biznesmenit në Bulqizë, policia jep detaje
Një shpërthim ndodhi sonte në lagjen “Minatori” në Bulqizë. Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por se ka mbetur e dëmtuar makina, e cila ishte e parkuar. Automjeti i përket T. Tancit, një biznesmen në këtë qytet, që ka nën pronësi një lavazh. Forcat policore kanë bërë me dije se Tanci nuk rezulton të ketë precedent penal në të kaluarën.
Njoftimi policor:
Rreth orës 21.40, në shesh parkimin e një lavazhi dyshohet se në pjesën e përparme të automjetit tip ‘Audi’, është vendosur lëndë plasëse, e cila ka shpërthyer duke e dëmtuar pjesërisht mjetin.
Si pasojë e shpërthimit nuk ka persona të lënduar, Automjeti është në përdorim nga shtetasi T.T, banues në Bulqizë. Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
22:02 – Një makinë ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në Bulqizë. Kjo gjë ka shkaktuar panik te qytetarët. Shpërthimi ka qenë i fortë dhe u shënua në lagjen “Minatori” të qytetit veri-lindor.
Dyshimet e para të policisë janë se në makinën tip “Audi” ishte vendosur eksploziv. Nuk dihen akoma autorët, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje për të zbardhur gjithçka ka ndodhur. Paraprakisht ka dyshime se mund të kemi të bëjmë me hakmarrje, por hetimet do zbulojnë gjithçka./shekulli