Tronditet Maqedonia, pijet VIVA helmojnë qytetarët e Tetovës, gjendet myshk dhe sende të kalbura! (Foto)

Shpërndaje

Një skandal i fuqishëm tronditë Maqedoninë në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Portali Amerika-Radio ekskluzivisht njofton se qytetarja Semra Halili-Skenderi nga Tetova është shokuar pasi në lëngun VIVA të cilët e kishte blerë për fëmijët në marketin KIPPER në Tetovë,pasi e kishte hapur pijen fillimisht kishte vërejtur erë të keqe, ndërsa më pas e kishte prerë paketimin me thikë, ndërsa në brendi të paketimit kishte gjetur pjeshkë të kalbyra dhe të mykura.

Ajo e tronditur thellë nga ky rast, ku thotë se me siguri do të helmoheshin po të pinin këtë lëng, andaj edhe publikisht bënë thirje që të shqiptarët e Maqedonisë të bojkotojnë lëngjet VIVA, pasi në brendi kanë kualtitet të dobët(prishur) dhe mund të helmohen konsumatorët, raporton AMERIKA-RADIO.

Ajo shpreh revoltën ndaj fabrikës për lëngje VIVA dhe duqanet që e shesin pa e kontrolluar.

Ndryshe, deri tani Ispektorati i tregut dhe Agjencioni për ushqim i Maqedonisë ende nuk e komentojnë skandalin me pijet VIVA.

Ndryshe kompania VIVAX nga Shkupi në pronësi të një biznimseni maqedonas që nga viti 1994 shet në tregun e Maqedonisë dhe Kosovës, shet lëngjet e brendit VIVA, të cilët janë të preferueshme për fëmijët dhe të gjitha gjeneratat./amerika-radio.com

Loading...