U arratis se kërkoi arrestimin e kryeministrit dhe presidentit, në pranga deputeti grek
Deputeti i Agimit të Artë Konstandinos Barbarusis i cili kërkoi arrestimin e kryeministrit Aleksis Cipras dhe të presidentit të Republikës greke Prokopis Pavlopulos, ka rënë në prangat e policisë pas 72 orësh kërkime.
Prokuroria greke urdhëroi arrestimin e deputetit nenonazist 3 ditë më parë, pasi gjatë debatit që përfshiu parlamentin për çëstjen e emrit të Maqedonisë, Barabarusis bëri thirrje për grusht shteti.
Ndaj tij rëndojnë akuzat për tradhëti të lartë ndaj atdheut.
Prokuroria greke urdhëroi arrestimin e deputetit nenonazist të Agimit të Artë 3 ditë më parë, por ai arriti t’i shpëtojë policisë dhe të largohet në drejtim të paditur.
Arrestimi i Barabarusis u bë i mundur gjatë një operacioni të forcave të antiterrorit grek në lagjen Pandeli në Athinë. Policia ka shoqëruar edhe një përson që e strehonte.
Deputeti grek bëri thirrje për grusht shteti në mënyrë që të shmangte marrëveshjen e emrit me Maqedoninë, marrëveshje e cila u nënshkrua një ditë më parë nga dy kryeministrat Alexis Cipras e Zoran Zaev.
Opozota greke e cila e kundërshtoi fuqimisht marrëveshjen e emrit paraqiti dhe një mocion mosbesimi, por pa rezultat.