UEFA shpërblen, Shkëndija arkëton 800 mijë euro
htëpia e Futbollit Evropian, shpalosi shumat e të hollave , të cilat do ti përfitojnë klubet në garat evropiane. Kampioni aktual, Shkëndija do të përfitojë rreth 800 mijë euro, pasi që vet pjesëmarrja në eliminatoret e Ligës së Kampionëve sjell 260 mijë , ndërsa ndeshjet në raundin parë do të rrisn buxhetin e skuadrës tetovare për 280 mijë euro. Edhe me eliminim , Shkëndija do të arkëtojë plus 240 mijë euro, ndërsa kalimi në raundin e dytë sjell ekstra 380 mijë euro.
VARDARI, RABOTNIÇKI DHE FC SHKUPI NGA 500 MIJË EURO
Skuadrat që garojnë në Ligën Evropa, Vardari, Rabotniçki dhe FC Shkupi, do të përfitojnë nga 500 mijë euro. Në rast se kalojnë raundin e parë, ata do të përfitojnë rreth 280 mijë euro të tjera. Shorti për Ligën Evropa do të zhvillohet më 19 qershor.