Visar Musliu firmos kontratë 2-vjeçare me Shkëndijën

Shpërndaje

Visar Musliu është zyrtarisht futbollist i Shkëndijës së Tetovës. Mbrojtësi 23-vjeçar firmosi kontratë dyvjeçare dhe periudhën në vazhdim do jetë në pronësi të plotë të kuqezinjve.

Lojtari i përfaqësueses së Maqedonisë gjashtë muajt e kaluar ishte lojtar i Prishtinës dhe te Shkëndija luajti në formë huazimit, duke u bërë pjesë e arritjes historike në fitimin e titullit të kampionit dhe trofeut të Kupës së Maqedonisë.

Në gjysmësezonin pranveror me fanellën kuqezi zhvilloi 15-të paraqitje në kampionat, në të cilat shënoi dy gola, ndërsa realizoi 3 gola në kuadër të Kupës, dy prej të cilëve në finale. Fillimisht realizoi në fitoren e thellë 4-0 kundër Vardarit në çerekfinale, ndërsa më pas realizoi dy herë në fitoren 3-0 përballë Pelisterit në finalen të Kupës. ​

Loading...