Vokrri kishte dhënë dy premtime para se të ndërronte jetë, përmbushni ato!

Shpërndaje

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) dhe legjenda e futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka ndërruar jetë sot.

Vokrri është dërguar në spital sot pas një sulmi kardiak, por aty nuk ka dhënë shenja jete, shkruan GazetaBlic

Vokrri ka qenë dhe vazhdon të jetë një simbol i futbollit kosovar. 57 vjeçari kishte një karrierë të bujshme si futbollist profesionist. Fadil Vokrri luajti për Prishtinën e Llapin, por edhe për disa super klube evropiane si Partizani Beogradit, Nimesi e Fenerbahche.

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës ishte një person i cili gjithmonë i ka mbajtur premtimet. Një nga premtimet më kryesore që ai i bëri sportistëve shqiptar ishte pranimi në UEFA dhe FIFA – gjë që e realizoi dhe nxorri futbollin kosovar nga humnera.

Para se të ndërronte jetë, Fadil Vokrri i dha dy premtime për tifozët kosovar. I pari ishte kualifikimi në Europian, ndërsa i dyti ishte që Kosova t’i luante ndeshjet e Ligës së Kombeve në Stadiumin e Prishtinës në kryeqytet.

“Jemi në ndërtim të ekipit dhe jemi në katin e parë, dhe nuk duhet menduar se jemi në të pestin apo kemi prekur qiellin. Natyrisht se do të kemi probleme, por është puna ime që ta rregulloj atë, ta dijë dhe ta mbaj në kontroll entuziazmin e situatave të çmendura. Mendoj se Azerbajxhani është më i miri, por ne do të bëjmë çmos dhe mendoj se jemi ma kualitativ se Malta dhe Ishujt Faroe. Mendoj se asnjë ndeshje nuk është e lehtë, por nëse shikojmë kualitetet te gjitha ekipeve, duhet të jetë rivaliteti mes nesh dhe Azerbajxhanit për vendin e parë”, kishte deklaruar Vokrri për Supersport.

Premtimi i dytë i Vokrrit ishte që Kosova të luante ndeshjet e Ligës së Kombeve në stadiumin e Prishtinës në kryeqytet.

“Shpresoj të jetë gati, pasi i kemi premtimet nga Ministria e Sporteve. Në muajin shtator presim që punimet të përfundojnë në stadiumin e Prishtinës. Ne shpresojmë që të luajmë ndeshjet e Ligës së Kombeve në Prishtinë”, kishte thënë Vokrri për Supersport pas ndeshjes vëllazërore me Shqipërinë.

Vokrri tashmë ka ndërruar jetë – por veprat e tij nuk do të harrohen kurrë. Përmbushni kërkesat e tij!

/GazetaBlic/L.J/

Loading...