Vullnet Ferati zgjidhet nënkryetar i ASH-së
Aleanca për shqiptarët mbrëmë mbajti mbledhje të rregullt të Kryesisë Qendrore me ç’rastë sipas rendit të ditës diskutoi fillimisht për gjendjen aktuale politike në vend.
Në mbledhjen e sotshme të kryesisë së Aleancës u zgjodh dhe nënkryetari i tretë i Aleancës që vjen nga zona gjashtë zgjedhore. Me propozim të Kryetarit Sela dhe me mbështetje unanime nga kryesia u zgjodh Dr. Vullnet Ferati.
Me propozim të Deparmentit për informim z. Shefik Duraku me mbështetje unanime u zgjodh për udhëheqës të departamentit për informim.
Kryesia qendrore e ASH solli këto vendime:
– Vendim dhe për fillimin e formimit të Departamenteve në kuadër të Akademisë e që do të jetë Qeveria nën hije e Aleancës për Shqiptarët.
– Vendim me të cilin shpallen zgjedhje të përgjithshme të Asamblesë së Gruas dhe obligoi kryesinë për të filluar punimet për përgatitjen e konferencës zgjedhore të Asamblesë së Gruas pranë Aleancës për Shqiptarët.