Xhaferi: Moment historik votimi i ligjit për ratifikimin e marrëveshjes

Shpërndaje

Sot Kuvendi i Republikës së Maqedonisë me 69 vota pro ka ratifikuar marrëveshjen për emrin e ri të Maqedonisë.

Kryeparlamentari Talat Xhaferi përmes një postimi në Facebook momentin e votimin e ka konsideruar si historik që do të sjellë perspektivën euroatlantike të Maqedonisë dhe tërë rajonit.

“Momenti historik i votimit të Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes finale për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në rezolutat 817 (1993) dhe 845 (1993) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për ndërprerjen e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet palëve, kontributi jonë historik në stabilitetin, paqen dhe perspektivën euroatlantike të Republikës së Maqedonisë dhe të gjithë rajonit”, shkruan Kryeparlamentari Talat Xhaferi.

Loading...