Zaev i bën thirrje opozitës për bashkëpunim

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev edhe një herë i ka bërë thirrje opozitës për të vepruar sëbashku në integrimin evropian dhe NATO.

“Mundemi të krahasohemi dhe të garojmë në ekonomi dhe reforma, por për NATO dhe BE duhet të qëndrojmë bashkë deri në fund, sepse nuk ka NATO dhe BE pa zgjidhjen e problemit”, thotë Zoran Zaev duke kritikuar opozitën se kanë pasur 11 vite pushtet për të na anëtarësuar në këto organizata.

Ai tha se në 27 vitet e kaluara populli ka merituar perspektivë dhe i takon popullit tani të vendosë për emrin me referendum.

Loading...