MaqedoniTop Lajme

Zaev- Kurc: Mbështetje e fortë austriake për fillim të negociatave me BE-në

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka realizuar takim tet- a –tet me kancelarin austriak Sebastian Kurc, me çka ka pasuar drekë pune e delegacioneve qeveritare dhe pres konferencë e përbashkët, njofton Medial.mk.Kurc ka thënë se Maqedonia meriton nga BE-ja hapjen e negociatave dhe se Austria do të bëjë çmos që Këshilli i BE-së të sjell vendim pozitiv për Maqedoninë.

Ndërkohë, kryeministri Zaev ka thënë se Maqedonia në Austrinë sheh mike të vërtetë dhe se pret lajm pozitiv për Maqedoninë dhe vendim për datë për hapjen e bisedimeve nga Këshilli i ministrave, pas orientimit të fortë reformues dhe politikave të mira ndër fqinjësorë.

Loading...