Maqedoni

Zaev para deputetëve: Me zgjidhjen për emrin fitojmë një mik, një partner strategjik

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev ka mbajtur fjalim para deputëve në Kuvend, në seancën ku po shqyrtohet Projekt-ligji për Marrëveshjen për Emrin me Greqinë. Ai ka thënë se kjo është ditë e madhe për endrrën për të dituar datë për fillimin e bisedimeve.

“Evropa na zgjat dorën. Ftesa e hapur e aleatëve tanë nga NATO bëhet realitet. Hajde të jemi të gjithë bashkë rreth flamurit tonë kur do të ngritet në selinë e NATO-s muajin e ardhshëm. Para nesh janë fleta të bardha, t’i shkruajmë bashkë këto fleta me dashuri, unitet, solidaritet, për ardhmërinë tonë dhe për shtetin tonë të përbashkët Maqedoninë”, ka deklaruar ndër të tjera Zaev.

Ai ka thënë se me këtë zgjidhje jo vetëm që fitohet edhe një mik, një partner strategjik, jo vetëm që hapen dyert për NATO dhe BE, por edhe realizohet aspirata shekullore të paraardhësve, që vendi të pranohet përfundimisht nga e gjithë bota.

“Ky është një akt historik dhe me votimin në Kuvend, qytetarët do të fitojnë mundësinë të sjellin vendim për çfarë të ardhmeje do të vendosin”, deklaroi Zaev.

Në seancën plenare deri tash janë paraqitur për të dikutuar 12 deputetë, të gjithë nga shumica parlamentare. Deputetët e VMRO-së nuk marrin pjesë në seancë. /SHENJA/

Loading...