Zaev për emrin: Momentet e fundit për të përafruar qëndrime

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot ka deklaruar se shpreson që shumë shpejt do të arrihet zgjidhje për kontestin e emrit dhe se ajo mund të ndodh para mbledhjes së Këshillit të BE-së. Ai ka theksuar se është e rëndësishme që të arrihet zgjidhje kualitative e cila do të jetë dinjitoze dhe do të mbroj identitetin.

Zaev po ashtu, ka thënë se mbahet vazhdimisht komunikimi me të gjitha nivelet e Qeverisë në lidhje me çështjen e emrit dhe se po shqyrtohen strategji të ndryshme për përfundimin e këtij konstesti 25-vjeçar, ndërsa tha se menjëherë kur të zhvilloj bisedë telefonike me kryeministrin grek, Aleksis Cipras, do ta informojë opinionin.

“Bëhet fjalë për momentet e fundit në përpjekjet për të përafruar qëndrimet dhe kur ajo të ndodh do ta shpallim lajmin e mirë bashkërisht edhe për qytetarët e Maqedonisë dhe për ato të Greqisë”, ka deklaruar Zaev. /SHENJA/

Loading...