Zaev pret Mulltanovskin: Vlerësohet kontributi i Polonisë për proceset në Maqedoni

Shpërndaje

Kryeministri Zoran Zaev sot është takuar me Jacek Mulltanovski, ambasadorin e Polonisë në Maqedonisë mandati i të cilit tanimë në vend përfundon.

Zaev ka vlerësuar kontributin e Polonisë në proceset demokratike në Maqedoni në rrugën drejt realizimit të qëllimeve euroatlantike të vendit.

Në takimin, dy bashkëbiseduesit kanë theksuar se Polonia dhe Maqedonia si vende mike janë të përkushtuar në thellimin e bashkëpunimit bilateral në gjitha sferat dhe kanë konkluduar se ajo është bazë e mirë për intensifikimin e raporteve veçmas në sferën e ekonomisë, sigurisë dhe kulturës, turizmit dhe sfera tjera me interes për qytetarët e dyja vendeve.

Loading...