MaqedoniTop Lajme

Zaev: Së shpejti do e ngrejmë flamurin në NATO

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev duke dhënë lajmin se është pranuar që Maqedonisë ti jepet ftesë për anëtarësimin e vendit në aleancën veriatlatike, ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë që ti gëzohen kësaj mundësie historike dhe të bashkohen në ngritjen e flamurit të Maqedonisë në NATO.

“Ftesa e hapur e miqve tanë në NATO, është realitet. Maqedonia pas zgjidhjes së çështjes së emrit do të merr ftesë për anëtarësim në NATO. Kjo edhe më shumë do të përshpejtojë hapjen e dyerve të Bashkimit Evropian dhe të sigurojë prosperitet, stabilitet dhe jetë më të mirë për popullin tonë. Të bashkohemi të gjithë nën flamurin e shtetit tonë kur ai të vendoset para selisë së NATO-së në Bruksel”, ftoi Zaev nëpërmjet mesazhit në rrjetet sociale.

Loading...