Maqedoni

Zaev: Sot e rrënuam murin me grekët, lëkundëm malet

Shpërndaje

Zgjodhëm një zgjidhje që na bashkon. Kështu u shpreh sot kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjen për mbylljen e konstestit të emrit me Greqinë, njofton agjencia e lajmeve INA.

Ai theksoi se marreveshja do ti mundësoj dy vendeve qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve, personave e kapitalit.

Kryeministri Zaev theksoi se me këtë marrëveshje u rrënua muri dhe u lënkundën malet, të cilat i rëndonte marrëdhëniet mes dy vendeve.

“Po ndërtojmë marrëdhënie miqësore me Greqinë .Grekët do të jenë mbështetësit tanë. Së bashku po e shtrojmë rrugën e partneritetit strategjik nga i cili do të përfitojnë qytetarët e të dyjave vendeve”, u shpreh Zaev.

Sipas tij, nga izolimi dhe vetë izolimi të dyja vendet nuk kanë pasur asnjë përfitim.

“Është evropiane që ti japin shansë zgjidhjes së ofruar. E gjithë bota demokratike, të gjithë miqët tanë të përbashkët dhe mbështetësit porositën se me këtë hap sigurohet një e ardhme e re euro-atlantike”, u shpreh ai.

Kryeministri tha se, Evropa nuk njeh mure dhe ksenofobia për të është e huaj.

Mw pas fjalim mbajti edhe kryeministri grek, Aleksis Cipras dhe erdhi momenti i nwnshkrimit tw marrwveshjes.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i jashtëm në Maqedoni, Nikola Dimitrov dhe homologu i tij grek, Niko Kotzias.

Prej sot ky shtet do të quhet “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Për këtë marrëveshja ka pasur dhe ende po zhvillohen protesta të ndryshme edhe në Maqedoni edhe në Greqi.

Me këtë hap, shtetit maqedonas i hapet rruga për çeljen e negociatave për anëtarësim në BE.

Në nëshkrimin e marrëveshjes dëshmi janë përfaqësues të BE-së, OKB-së dhe Komisionit Evropian.

Loading...