Zanfina Ismajli tejet joshëse në imazhin e fundit, i shijon rrezet e diellit në ballkon

Shpërndaje

Ajo gjithmonë ka ditur të bëjë për vete të gjithë me dukjen e saj dhe me sinqeritetin që ka, shkruan GazetaBlic.E tani, këngëtarja shqiptare nga Kosova, Zanfina Ismajli ka nisur të aktivizohet edhe më shumë në rrjetet sociale duke sjellë për ndjekësit e saj imazhe joshëse e me shumë stil edhe pse jo shumë shpesh.

Ndonëse ka marrë kritika të mëdha për ndërhyrjen në buzë, këngëtarja gjithmonë është shquar për linjat e përsosura trupore e këtë na e ka dëshmuar edhe dje.Ajo në “Instagram” para 104 mijë ndjekësve të saj është paraqitur tejet joshëse përderisa u pa e veshur me një palë xhinse ngjyrë të kaltër e në pjesën e sipërme vetëm me reçipeta të zeza të cilat i mbulonin vetëm gjoksin ndërsa i theksonin goxha shumë barkun e sheshtë e në formë të përkryer.

Me sa duket Ismajli kishte dal në ballkon për t’i shijuar rrezet e diellit të cilat këto dy ditët e fundit nuk i kemi parë edhe aq shumë, shkaku i motit të vranët që po mbretëron.

Hera e fundit që këngëtarja ka publikuar një imazh në “Instagram” ka qenë data 31 maj i këtij viti për t’u ndjekur më pas me këtë imazh që e ka publikuar këtë të shtunë.Ajo ka një kohë të gjatë që për dashamirët e këngës së saj nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikorë. Kënga e fundit e publikuar nga ajo mbanë titullin “Sje ai mo” dhe është një këngë mjaft ritmike edhe pse si tematikë ka dashurinë.Kjo këngë është mirëpritur shumë mirë nga audienca shqiptare dhe deri tash ka marrë mbi gjysmë milioni shikime në YouTube. Në videoklip këngëtarja është shfaqur tejet atraktive e veshur me shumë stil. /GazetaBlic /

A post shared by zanfina (@zanfina.diva_98) on

A post shared by zanfina (@zanfina.diva_98) on

Loading...