Zbulohen 600 monedha ari në një bodrum, i përkasin vitit 1870
Punonjësit kanë gjetur 600 monedha ari gjatë prishjes së një shtëpie të pabanuar në Brittany. Zbulimi i papritur u bë në bodrum.
Policia raportoi të hënën se punëtorët dëgjuan kërcitjen e një kutie gjatë punimeve dhe kur e hapën gjetën monedhat.
Sipas njoftimeve monedhat datojnë që nga viti 1870 dhe mbajnë fytyrën e mbretit të Belgjikës, Leopold II.
Policia raportoi se thesari është nën mbikëqyrjen e policisë dhe do të mbahet i mbyllur derisa të zbulohen më shumë informacione rreth origjinës së tij.
Loading...