Zëdhënësi i Qeverisë greke: Nuk ka marrëveshje pa ‘erga omnes’

Shpërndaje

Zëdhënësi i Qeverisë greke Dimitris Canakopoulos, në një intervistë të dhënë këtë mëngjes për televizionin grek ‘Epsilon’ deklaroi se nuk do të ketë marrëveshje për emrin nëse nuk pranohet aspekti ‘erga omnes’ dhe rishikimi i Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë. Në këtë intervistë për televizionin ‘Epsilon’, ai sqaroi gjithsesi, se tani për tani nuk ka akoma një marrëveshje definitive për emrin përfundimtar që do të ketë vendi fqinj.

Canakopoulos po ashtu theksoi se duhen vendime përfundimtare politike, pasi bëhet fjalë për marrëveshje me shumë çështje teknike, juridike e politike. Sipas tij, sapo të ketë marrëveshje do të njoftohen të gjitha palët, opinioni, partitë politike dhe do të kemi debat të hapur për të gjithë.

Loading...