Zyberi: “Marrëveshja, pengesa në të gjitha etapat e miratimit

Shpërndaje

Pavarësisht se faza e parë e miratimit të Paktit me Greqinë pritet të kalojë me sukses, etapat e tjera deri në hyrjen në fuqi të Marrëveshjes për emrin mund të problematizohen. Eksperti juridik Naser Zyberi vlerëson se ratifikimi i Marrëveshjes në kuvend do ta lëviz Maqedoninë nga pika zero pasi do të mundësojë zhbllokimin e proceseve euro-atlantike por pengesa e parë sipas tij do të paraqitet me refuzimin e Presidentit Ivanov që ta dekretojë ligjin.

Mund të supozojmë se edhe për herë të dytë pasi të jetë votuar ligji mos ta nënshkruaj dekretin për shpalljen e ligjit..E mira në këtë Marrëveshje është se obligimet e Greqisë nuk janë të lidhura për aktin e shpalljes së ligjit por aktin e aprovimit në parlament të ligjit, sepse Marrëveshja ka diksion të tillë pasi të jetë ratifikuar në kuvendin e Maqedonisë Marrëveshja, Greqia do të japë rekomandimet e saj që Maqedonia ti fillojë negociatat për anëtarësim në BE dhe NATO ti bëjë ftesë për anëtarësim – pohoi eksperti juridik Naser Zyberi.

Por Zyberi vlerëson se opozita mund të bëjë obstruksione si në organizimin e referendumit ashtu edhe në miratimin e ndryshimeve kushtetuese.

Komisioni Zgjedhor është organi kushtetues i cili zbaton zgjedhjet dhe organizon deklarimet në referendum. VMRO DPMNE mund ta sabotojë konstituimin e Komisionit Shtetëror Zgjedhor i cili detyrimisht duhet të ketë aprovimin e opozitës pra VMRO DPMNE-së. Shumica ka problem edhe mungesën e mjaftueshëm të votave për ndryshime kushtetuese sepse në rast të referendumit të suksesshëm pra të aprovohet ky propozim edhe në referendum në deklarimin e qytetarëve kuvendi duhet të bëjë ndryshimet kushtetuese – theksoi Naser Zyberi,.

Zyberi vlerëson se në mungesë të mbështetjes nga opozita, Zaev do të detyrohet që vitin e ardhshëm së bashku me zgjedhjet presidenciale të organizojë edhe zgjedhje parlamentare. Vetëm nëse siguron numër të mjaftueshëm të deputetëve në favor të ndryshimeve kushtetuese por edhe dekretin e Presidenti, Marrëveshja me Greqinë do të mund të hyjë në fuqi./Alsat-M

Loading...