Aksident rrugor në magjistralen Veles-Shtip, 20 punëtor të lënduar (Foto)

Shpërndaje

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 13.20 në dalje të fshatit Mamutçevë të Velesit në rrugën magjistrale Veles-Shtip. Në këtë aksident është përfshirë një kamion dhe një autobus i cili transportonte punëtorë nga Velesi. Si shkak i përplasje mes kamionit dhe autobusit janë lënduar 20 punëtorë që gjendeshin në autobus.

Të gjithë të lënduarit janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Velesit. Për tetë persona janë konfirmuar lëndime më të rënda trupore dhe të njëjtët janë shtruar në këtë spital, ndërsa për të tjerët, pas ndihmës së parë mjekësore, janë dërguar për mjekim shtëpiak.

Qarkullimi në këtë aks rrugor po zhvillohet në mënyrë të alternuar dhe paraqiten radhë të gjata në të dyja kahet e rrugës.

Loading...