Alarm në Bosnje për rrëmbyesen e foshnjave, kapet me beben, vajza që maskohej si inferimiere
Merhunis Dedic, 28 vjeçe, rrëmbyesja e një foshnjeje nga shtëpia e çifti Lejla dhe Kenan Ismailovski në Haxhic dje, u arrestua dhe iu dorëzua dje Prokurorisë së Sarajevës me akuzën e rrëmbimit të fëmijës.
Të enjten, Dedici u paraqit gjoja si infermiere dhe rrëmbeu një fëmijë nga banesa e çiftit Ismailovski. Ajo për fat të mirë u gjet shumë shpejt dhe djali është i gjallë dhe i kthyer tek prindërit e tij. Pas rrëmbimit u shtruan shumë dyshime si si kishte ndodhur kjo, por duket se kjo e kishte planifikuar që shumë kohë, transmeton gazetametro.net
Dedic kishte marrë huaz një makinë, kishte veshur bluzë të bardhë, maskë kirurgjie dhe një stetoskop rreth qafës për t’u hequr si infermiere pleqsh. Kur shkoi në rrugën Igmanska, ajo pyeti vajzën që po luante jashtë se ku gjendej hyrja me numër 19 dhe pasi vajza ia tregoi, shkoi në apartament. Infermierja e rreme hyri brenda kur ishte aty vetëm foshnja dhe tezja.
Me arsye kot, hyri në banjë gjoja për të pastruar ujin të cilin e kishte derdhur me qëllim. Por, aty ka mbyllur tezen, ka rrëmbyer foshnjen dhe ka ikur. Gjatë kësaj kohe, nëna e fëmijës ishte në komunë për të regjistruar lindjen e foshnjes, ndërsa babai ishte në punë.
Fqinjët të cilët dëgjuan zhurmën kur tezja godiste derën e banjës dhe kërkonte ndihmë, u ndihmua prej tyre dhe thirri Policinë, e cila reagoi shumë shpejt. Në aksion për të gjetur fëmijën u nisën një numër i madh i oficerëve të policisë, një ekip i prokurorëve të prokurorive dhe Policisë Kufitare të Bosnjë e Hercegovinës.
Infermierja e rreme, grabitja, u gjet nëpërmjet qelizave të celularit dhe nga kamerat e sigurisë u pa se kishte hyrë në hostelin “Ferijalac”, aty ku policia e arrestoi.