Arrestimi i kryetarit të Komunës së Novo Sello, merrej me kontrabandë me cigare (VIDEO)

Shpërndaje

Ministria e Punëve të Brendshme ka publikuar videon gjatë arrestimit të kryetarit të Komunës së Novo Sello dhe të personave që e shoqëronit, të dyshuar për përfshirje në kontrabandë me cigare.

Policia e Maqedonisë ka publikuar pamje pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Novo Sellës, i cili u vu nën pranga gjatë ditës së djeshme.

Boro Stojçev mbrëmjen e djeshme u arrestua nën dyshime për kontrabandë me cigare.

Stojçev është ndaluar së bashku me gruan, djalin e tij dhe një bashkëpunëtor tjetër, ndërsa sipas disa mediumeve, arrestimi i tij është shoqëruar edhe me të shtëna armësh.

Loading...