Arrihet marrëveshja: Hazard në Real Madrid për 190 milionë euro

Shpërndaje

Chelsea dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje në vlerë 190 milionë euro për Eden Hazardin, raporton Le10Sport.

Real Madridi është i interesuar t’i sigurojë dy yjet e Chelseat, Hazardin dhe portierin Thibaut Courtois, por marrëveshja e arritur përfshinë vetëm sulmuesin belg, transmeton Gazeta Express.

Sipas Le10Sport, tani pritet vetëm zyrtarizimi nga klubet e përfshira.

Hazardi i ka shënuar 89 gola dhe i ka dhuruar 70 asiste në 300 paraqitje për Chelsean deri tani.

Ai shkëlqeu në Kupën e Botës në Rusi gjatë kësaj vere.

Loading...