ASH-ja në Tetovë, aksion për pastrimin e mbeturinave

Shpërndaje

Aleanca për Shqiptarët në Tetovë ka zhvilluar një aksion për pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin, të lënë pas dore sipas tyre nga autoritetet e Komunës. Aksion ka përfshirë edhe pastrimin e parkut pranë Xhamisë së Larme si dhe hapësira tjera të qytetit duke i bërë thirrje pushtetit lokal që të merret seriozisht me zgjidhjen e problemeve të shumta me të cilat përballet qyteti. Alsat ditë më parë njoftoi se Tetova vec tjerash përballet me m mungesën e ujit apo me kufizime që shkojnë në disa orë në ditë.

Dua të rikujtoj udhëheqësinë e komunës për gjendjen shumë të rëndë në të cilën e kanë lënë këtë lagje. Duke shtyrë kështu punimet e rrugës Murat Bafqari, edhe pse afati ishte për tre muaj, kanë kaluar më se katër muaj dhe punimet ende nuk janë në fazën finale. Kjo zhagitje punësh shkon në dëm të bizneseve të vogla të Çarshisë së epërme, e që janë rreth 50. ASH edhe një herë apelon kryesinë e komunës që të merret më seriozisht me gjitha gjitha problemet që i tangojnë qytetarët e Tetovës – deklaroi Altrim Mamuti. Kryetar i degës së Tetovës të ASH-së.

Loading...