Babai i Kadri Veselit mbush 91 vjeç, ky është urimi i tij (Foto)

Shpërndaje

Kryetari i Kuvendit, njëherësh lideri i PDK-së Kadri Veseli, ka uruar babain e tij, Fazliun për 91 vjetorin e lindjes.

Pas një dite me shumë aktiviete politike, kryeparlamentari Veseli në orët e mbrëmjes k postuar në faqen e tij në Facebook një urim të posaçëm për babin e tij.

“Babë, urime 91 vjetori i lindjes. Në dallgët e jetës nëpër të cilat kam kaluar së bashku me gjeneratën time, gjithmonë më ka udhëhequr shembëlltyra jote dhe ia kam dalë. Të faleminderit!”, ka shkruar Veseli në faqen e tij në Facebook.

Loading...