Barazi gjinore dhe seksuale në semaforë (FOTO)

Shpërndaje

Pas Hamburgut dhe Flensburgut në Gjermani edhe qyteti i Frankfurtit në këtë shtet ka vendosur që shenjat e zakonshme të trafikut për këmbësorë të zëvendësohen në dhjetë semaforë të qytetit përgjithmonë me sinjale që tregojnë një çift homoseksual duke u përqafuar, ose një çift lezbikesh të kapura dorë për dore.

Mbi ta shkëlqen edhe një zemër e vogël.

Po në Frankfurt gjatë fundjavës zhvillohet parada e LGBT-ve, Christopher Street Day.
Në të pritet të marrin pjesë rreth 100.000 vetë.

E ngarkuara për integrimin pranë bashkisë Sylvia Weber tha se “çiftet homoseksualë dhe lezbike të semaforëve kanë një fuqi të lartë simbolike, ato janë një shenjë kundër përjashtimit dhe diskriminimit dhe pro barazisë dhe pranimit”.

Ato tregojnë se sa e rëndësishme është politika e barazisë.

Loading...