Belgjika shkruan historinë, fiton medaljen e parë të bronztë në një Botëror pas fitores ndaj Anglisë

Shpërndaje

Kombëtarja e Belgjikës ka mposhtur atë të Anglisë me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për medaljen e bronztë në Kupën e Botës “Rusia 2018”.   

Skuadra e drejtuar nga Roberto Martinez ka arritur të fitojë ndaj asaj të Gareth Southgate takim e vlefshëm për vendin e tretë duke u stolisur me medaljen e bronztë.

Belgjika stoliset me medaljen e bronztë (Getty Images)

Pjesa e parë e takimit i takoi për një nuancë belgëve, të cilët arritën të shënojnë edhe një gol, me të cilin shkuan në pushim.

Luhej minuta e katërt e ndeshjes, kur Thomas Munier shënoi nga afërsia për 1-0 pas një aksioni të përkryer, ku në fund u asistua nga Nacer Chadli.

Festa e Meunier pas golit të epërsisë (Getty Images)

Në pjesën e dytë, anglezët ishin më të mirë dhe më kërkues për të gjetur golin e barazimit dhe ishin shumë afër ta gjenin atë.

Në minutën e 70-të goditja me parabolë e Eric Dier u hoq nga vija e portës nga Toby Alderëiereld dhe shifrat mbetet të pandryshuara.

Tre Luanët edhe në vazhdimin e kësaj pjesë patën raste për të gjetur golin e barazimit, por që nuk arritën ta bënin atë dhe hapësirat e krijuara bën që Belgjika të shënoj edhe golin e dytë.

Ishte Eden Hazard, i cili në minutën e 82-të të ndeshjes shënoi nga afërsia për 2-0 pas asistimit të Kevin de Bruyne dhe vulosi rezultatin përfundimtar.

Kështu, pas 90 minutave lojë Belgjika arrit të fitojë me rezultat 2-0 duke u stolisur me medaljen e bronztë në Botërorin “Rusia 2018”, ndërsa Anglia duhet të kënaqet vetëm me vendin e katërt.

Anglia e mbyll Botërorin në vendin e katërt (Getty Images)

Në anën tjetër finalja e madhe do të luhet nesër (e diel) në mes të Kroacisë dhe Francës me fillim nga ora 17:00.

Loading...