Brazilianët sulmojnë me ngjyrë dhe domate autobusin e kombëtares së tyre pas dështimit në Kupën e Botës ‘Rusia 2018’

Shpërndaje

Tifozët brazilianë e kanë sulmuar autobusin e ekipit kombëtar pas rikthimit të tyre nga Rusia si të eliminuar në çerekfinale.

Para fillimit të Kampionatit Botëror, kombëtarja braziliane është llogaritur si njëri nga favoritët kryesorë për të fituar gjithë trofeun.

Megjithatë, jo gjithçka shkoi mirë për ekipin Selecao, pasi ata nuk mund të shkonin më shumë se në çerekfinale të turneut.

Brazili u eliminua nga kombëtarja belge në këtë fazë të Kupës së Botës pasi u mposht në lojë të rregullt me rezultat 2-1.
Ky eliminim ka lënë shije të hidhur te ekipi kombëtar i Brazilit, por tifozët dhe qytetarët e tyre ishin edhe më të frustruar.

Në disa video që po qarkullojnë në internet shihet se si autobusi i ekipit kombëtar sulmohet nga një turmë e njerëzve.

Ky sulm me ngjyrë dhe gjëra të ndryshime si domate e perime tjera erdhi gjatë kthimit të Brazilit në vendin e tyre.

Tifozët ishin mbledhur në rrugë dhe nga pakënaqësia e madhe filluar të hedhin gjësende në drejtim të autobusit, ku ishin stafi dhe ekipi kombëtar, por në fund gjithçka kaloi pa asnjë incident. 

Loading...