Detaje nga tragjedia në Kumanovë, ku jetën humbën tre anëtarë të një familje nga Haraçina
Mesditën e sotme në hekurudhën Shkup – Kumanovë, në fshatin Rramanli ka ndodhur një aksident i rëndë , në të cilin kanë humbur jetën tre anëtarë të një familje nga Haraçina.
Sipas burimeve të MPB aksidenti ka ndodhur në ora 11.45 në vendkalimin hekurudhor “ Prevoj “ në fshatin Rramanli, kur një familje 4 anëtarëshe nga Haraçina , N.B., S.B., Z.B. dhe I.B. duke kaluar vendkalimin me veturën e tyre “ Golf “ janë goditur nga treni transportues, i cili po qarkullonte në drejtim të Shkupit.
Nga aksidenti i tmershëm në vendngjarje jetën e kanë humbur vozitësi N.B dhe dy bashkëudhëtaret S.B dhe Z.B. kurse anëtari i katërt I.B. ende pa u përplasur vetura ka arritur të kërcjejë nga e njejta dhe të shpëtojë pa lëndime, thonë burimet policore.
“Kjo tragjedi ndodhi para 2 orëve, unë edhe vëllaun e kam humbur kështu. Sot vdiqën tre persona, ishin nga fshati Haraçinë” – tha një banor i fshatit Rramanli.
“Paskan ardhur në ngushllime te disa familjar të tyre, dhe në kthyer për në shtëpi i ka kapur treni. Kanë vënduar kamera që të na shohin se si na mbyt treni, ne kemi kërkuar rampa e jo kamera”, u shpreh një tjetër banor i fshatit Rramanli.
“Sot në fshatin tonë ndodhi fatkeqësi e rëndë ku humbën jetën tre persona, dy gra dhe një burrë ndërkaq njëri ka shpëtuar, sepse ishin katër persona në makinë, kjo tragjedi ka ndodhur para dy orëve diku rreth orës 12:00”., deklaroi një nga banorët e fshatit Rramanli.
Në vendin e ngjarjes kanë dalur organet kompetente të hetuesisë, si dhe ekipet mjeksore, kurse trupat e pajetë siç njohton MPB u janë dorëzuar familjes.