E jashtëzakonshme, lojtarët japonezë priten si heronj në vendin e tyre (VIDEO)

Shpërndaje

Qindra tifozë japonezë e kanë pritur ekipin e Japonisë në aeroportin Narita të Tokyos. Fansat japonezë i kanë mirëpritur si heronj lojtarët japonezë pavarësisht se ata nuk kanë arritur të kualifikohen në çerekfinale.

Japonia është eliminuar në minutat e fundit pasi ishte në avantazh prej 2-0, por Belgjika mori nën kontroll ndeshjen dhe e fitoi 3-2 takimin, raportoi “RT”.

Tifozët japonezë që morën pjesë në turne u bënë hit në stadium pas qëndrimit të tyre për të pastruar duke ndihmuar administratorët e stadiumit në Rostov Arena.

Lojtarët e Japonisë gjithashtu pastruan dhomat e zhveshtoreve, pavarësisht humbjes së tyre shkatërruese.

Loading...