E pabesueshme sa para ka harxhuar Chelsea për të hequr trajnerët nga puna

Shpërndaje

Maurizio Sarri ditën e sotme zyrtarisht është konfirmuar si trajneri i ri i Chelseas.

Duket se te “Blutë e Londrës” trajnerët nuk gjejnë rehatinë pasi Sarri është bërë kështu i dhjeti në listën e teknikëve që janë punësuar nga Roman Abramovich për të drejtuar klubin londienz.

Ai merr detyrën duke pasuar Antonio Conten, i cili u bë trajneri i 9 i shkarkuar nga miliarderi rus, gjithsesi duke marrë një shpërblim të majmë.

Në fakt, në total, Abramobvich ka shpenzuar plot 90 milionë paund për të dëmshpërblyer trajnerët që ka shkarkuar.

Sarri është i paralajmëruar dhe Roman nuk i ka problem paratë ta shkarkoi nëse ai nuk arrin të përmbushë detyrat.

Më poshtë po ju sjellim pagesën që janë dëmshpërblyer trajnerët e shkarkuar.

1. Antonio Conte: 3 korrik 2016 – 12 korrik 2018. Dëmshpërblimi: 9 milionë £

2. Jose Mourinho: 3 qershor 2013 – 17 dhjetor 2015. Dëmshpërblimi: 9,5 milionë £

3. Roberto Di Matteo: 4 mars 2012 – 21 nëntor 2012. Dëmshpërblimi: 7 milionë £

4. Andre Villas Boas: 22 qershor 2011 – 4 mars 2012. Dëmshpërblimi: 12 milionë £

5. Carlo Ancelotti: 1 qershor 2009 – 22 maj 2011. Dëmshpërblimi: 6 milionë £

6. Luiz Felipe Scolari: 1 korrik 2008 – 9 shkurt 2009. Dëmshpërblimi: 12,6 milionë £

7. Avram Grant: 20 shtator 2007 – 24 maj 2008. Dëmshpërblimi: 5,5 milionë £

8. Jose Mourinho: 2 qershor 2004 – 17 shtator 2007. Dëmshpërblimi: 18 milionë £.

9. Claudio Ranieri: 17 shtator 2000 – 31 maj 2004. Dëmshpërblimi: 6 milionë £ /albeu.com/

Loading...