Eksploziv “Benzi-t” të 30-vjeçarit në Vlorë, vetëm dëme materiale (FOTO)

Shpërndaje

Qyteti i Vlorës është zgjuar të dielën me një shpërthim. Një automjeti të parkuar në lagjen “24 Maj” i është vendosur lëndë eksplozive.

Shpërthimi është dëgjuar në orën 7:30, në afërsi të stacionit të trenit. Në automjet ka qenë një familje, por fatmirësisht shpërthimi ka ndodhur kur anëtarët e saj kishin dalë nga makina.

Njoftimi i policisë:

Vlorë Informacion paraprak

Më datë 22.07.2018, rreth orës 07:34, në lagjen ”24 Maji”, është dëmtuar pjesërisht me shpërthim mjeti tip ”Benz” me targa AA720FD, në pronësi të shtetasit A.I., 30 vjeç, banues në Vlorë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Loading...