Era Istrefi ndihet e nderuar që ishte pjesë e bashkimit të popujve me këngën e Botërorit (Video)

Shpërndaje

Era Istrefi, Will Smith dhe Nicky Jam janë tre artistët që do të performojnë në ceremoninë përmbyllëse të botërorit Rusia 2018.

Rreth 48 orë para finales, treshja ka mbajtur një konferencë për shtyp para medieve, ku kanë ndarë edhe eksperiencat e tyre.

Bukuroshja jonë ka thënë se është e privilegjuar se ka qenë pjesë e botërorit me këngën “Live It Up”.

Ajo e ka konsideruar si një punë të madhe tërë projektin e realizuar me aktorin dhe këngëtarin.

“Jam e nderuar, ndjehem e privilegjuar që jam pjesë e Botërorit, për mua është ‘punë e madhe’ por edhe për dashurinë që shfaqet [në Botëror], kjo i bën bashkë gjitha kombet edhe përmes muzikës”, ka thënë Istrefi.

Kur pyet Era rreth lojtarit më të mirë të kampionatit, pohoi se i mungon shkëlqimi i të pensionuarit, Ronaldinho, por që ka veçuar më së shumti shkëlqimin e Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Theksojmë se ceremonia përmbyllëse e kampionatit botëror do të mbahet para orës 17:00 të ditës së diele, ku në finale do të takohen Franca dhe Kroacia. /Telegrafi/

Loading...