Era publikon videoklip të ri, mediat botërore e japin këtë lajm

Shpërndaje

Era Istrefi sapo publikoi videoklipin e këngës së saj “Prisoner”.

Këtë e bëri të ditur webfaqja e famshme botërore “Just Jared”, në të cilën shkruan se ata janë duke i bërë premierë ekskluzive këtij projekti.

Këngëtarja 24-vjeçare e hitit “Bonbon”, shkruan justjared, e publikoi këngën në fjalë në muajin qershor, pasi ishte përfshirë në projektin muzikor të himnit të botërorit “Live It Up” së bashku me Nicky Jam dhe Will Smith.

“Jam rritur duke dëgjuar këngë reggae, kështu që kur e dëgjova demon e “Prisoner” të shkruar nga Emily Warren dhe Scott Harris, e ndjeva që ishte shumë e përshtatshme për mua, u identifikova me melodinë dhe tekstin e mrekullueshëm”, deklaroi Era për këtë media ndërkombëtare.

“Muzikën reggae fillova ta pëlqej që në moshën 16-vjeçare dhe kjo më bëri që të shkoj në Jamaica për ta xhiruar videoklipin”, përfundoi ajo.

Loading...