Erdogan mbledh Kabinetin Qeveritar pas fitores

Shpërndaje

Kryesuar nga presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka filluar takimi i parë i Kabinetit nën sistemin e ri presidencial të këtij vendi.

Kabineti u tubua pasditen e sotme në kompleksin presidencial në Ankara.

Rizgjedhja e presidentit Erdoğan më 24 qershor, ndër të tjera shënoi edhe tranzicionin e Turqisë në një sistem ekzekutiv presidencial të qeverisë.

Siç njoftoi Këshili i Lartë Zgjedhor i Turqisë, Erdoğan fitoi zgjedhjet presidenciale me 52.5 për qind të votave.

Erdoğan flet në ndërtesën e parë të Parlamentit të Turqisë

Më herët, para se kabineti të zhvendoset në Kompleksin Presidencial për takimin e kryesuar nga presidenti Erdoğan, presidenti Erdoğan foli në ceremoninë e hapjes së takimit të parë të Kabinetit nën sistemin e ri të presidencës ekzekutive.

Ceremonia u mbajtë në ndërtesën e parë të Parlamentit të Republikës në kryeqytetin e Ankarasë.

“Do të punojmë pa pushim derisa ta ndërtojmë Turqinë (një vend) ku ne mund ta parashikojmë të ardhmen tonë me vetëbesim”, deklaroi presidenti Erdoğan.

Presidenti turk tha se Parlamenti i parë ishte fillimi, ndërsa i riu është vazhdimi.

“Sot ne e shohim këtë ceremoni në ndërtesën e vjetër të Parlamentit si një simbol të vazhdimit të historisë”, deklaroi presidenti Erdoğan.j.j

Loading...