Festë në familjen Xhaka, surpriza e momente të paharrueshme
Familja e dy futbollistëve Granit dhe Taulant Xhaka kohëve të fundit është në qendër të vëmendjes edhe për shkak të jetës private, shkruan rtv21.tv. Pas fejesave e martesave të dy futbollistëve radha ishte edhe për motrën e tyre Agnesës. Ajo dje është fejuar, kurse mbrëmë është organizuar një festë surprizë për të.
Shumë miq e familjarë e kanë befasuar atë në këtë ditë shumë të veçantë për të. Këto momente në rrjetet sociale i kanë ndarë Graniti dhe bashkëshortja e tij Leonita. Vërehet se të rinjtë e familjes Xhaka kanë kaluar momente të paharrueshme bashkë.
Loading...