Fjalët e Xherdan Shaqirit pas humbjes nga Suedia

Shpërndaje

Futbollisti i njohur kosovar, i cili luan për kombëtaren e Zvicrës, Xherdan Shaqiri këtë kampionat bëri bujë me golin e shënuar ndaj Serbisë.

Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka i bënë krenarë shqiptarët anë e mbanë trojeve shqiptare me golat e shënuara për Zvicrën, e cila u ndeshë me Serbinë në kuadër të Kampionatit Botëror ”Rusi 2018”.

Kombëtarja e Zvicrës dje u ndeshë me Suedinë, nga e cila u eliminua direkt me rezultat 1-0. Pas kësaj humbjeje, sot Xherdan Shaqiri u është drejtuar tifozëve në të gjithë botës.

”Shumë faleminderit të gjithë tifozëve nga e gjithë bota për mbështetjen e mahnitshme gjatë Kupës së Botës!”, ka shkruar Shaqiri, krahas një imazhi të bukur, ku ai shihet në një ekran, tekssa shumë tifozë janë duke e shikuar.

Loading...