George Clooney përfshihet në një aksident të rëndë me motor (Video)

Shpërndaje

George Clooney ka qenë protagonist në një aksident të frikshëm të martën në Sardenjë, ku është përplasur me motorin e tij me një makinë, duke bërë një fluturim disa metra në ajër.“Tani po merr veten në shtëpinë e tij dhe do të jetë në rregull”, tha zëdhënësi i tij, Stan Rosenfield për Associated Press.

Pamjet e kapura nga një kamera sigurie aty pranë tregojnë një makinë tip Mercedes që del papritur në korsinë e aktorit amerikan dhe ai përplaset “kokë më kokë” ndërsa një motor tjetër arrin të shmanget në kohë. Spitali rajonal në lokalitetin Olbia konfirmoi se Clooney u shtrua atje për disa orë dhe më pas u largua.Sipas medieve lokale aktori amerikan ndodhej në ishull për të xhiruar një serial dhe madje në ato momente po shkonte pikërisht në sheshxhirim. Ai është gjithashtu vizitor i rregullt në Itali, pasi ka një shtëpi në liqenin e Komos dhe është martuar në Venecia në vitin 2014 me avokaten e të drejtave të nejriut, Amal Clooney.

Loading...