Gjermania pranon se inteligjenca e saj ka patur kontakte me FETO-n

Shpërndaje

Qeveria e Gjermanisë ka konfirmuar se agjencitë e saj të inteligjencës ishin kryesisht përgjegjëse për kontaktet me grupet e lidhura me organizatën terroriste FETO, por nuk pranoi të japë hollësi rreth bisedimeve të vazhdueshme me grupin, duke argumentuar se kjo mund të dëmtonte aktivitetet e organizatave të saj të intelegjencës, raporton Anadolu Agency (AA).

Grupi i fshehtë i Fetullah Gülen-it me bazë në SHBA, FETO, nga Turqia është klasifikuar si një organizatë terroriste për kryerjen e një fushate të gjatë sekrete për të depërtuar në institucionet shtetërore dhe për orkestrimin e përpjekjes së grusht shtetit të vitit 2016, ku 251 persona ranë dëshmorë dhe rreth 2.200 të tjerë u plagosën.

Por, në Gjermani, vend i cili është shtëpi e më shumë se 3 milionë emigrantëve turq, grupi vazhdon pa ndonjë pengesë aktivitetet e saj nëpërmjet shoqatave, shkollave dhe organizatave të medias.

Në përgjigjen e saj ndaj një pyetjeje parlamentare nga Partia e Majtë opozitare, e cila u bë publike dje, qeveria gjermane tha se nuk mund të përjashtonte se “anëtarët e lëvizjes së Gülen-it ishin të përfshirë në përpjekjen e grusht shtetit”, por gjithashtu argumentoi se deri më tani nuk kanë marrë prova të sakta për të dyshuarit e FETO-s që jetonin në Gjermani.

– Marrëdhëniet sekrete

E pyetur “nëse qeveria federale gjermane ka bashkëpunim me persona, institucione, shoqata dhe organizata të medias të lidhura me Gülen-in” dhe “nëse qeveria federale ka plane të tilla për të ardhmen”, që do të kërkonte fonde federale, qeveria e kancelares Angela Merkel refuzoi t’i jepte ndonjë informatë Parlamentit.

“Subjekti i kësaj çështjeje përfshin informacine që veçanërisht ndikojnë në aftësinë funksionale të agjencive të inteligjencës dhe prandaj nuk mund të japim informacione që mund të jenë në dispozicion të publikut”, tha qeveria gjermane në përgjigjen e saj me shkrim.

Ajo gjithashtu argumentoi se lëshimi në publik i çdo informacioni lidhur me këtë çështje përbën rrezik të madh për zbulimin e “kontakteve të vlefshme të inteligjencës” të vlefshme që duhet të mbrohen.

Ligjvënësja e Partisë së Majtë, Ulla Jelpke, kritikoi qeverinë për fshehje të informacionit nga Parlamenti lidhur me bashkëpunimin e saj me grupet e lidhura me FETO-n.

“Qeveria sheh bashkëpunimin e saj me shoqatat e sektit Gülen aq eksplozive saqë po refuzon të japë një përgjigje, duke argumentuar se duke vepruar kështu do të ndikonte në aftësinë funksionale të agjencive të inteligjencës”, tha Jelpke, për transmetuesin ndërkombëtar të Gjermanisë DW.

Ajo shtoi se qeveria po bashkëpunon me Gülen-in në mënyrë ekskluzive përmes shërbimeve të inteligjencës.

– Rrjeti i FETO-s

Toleranca e Gjermanisë ndaj grupit dhe hezitimi i saj për të ekstraduar të dyshuarit e FETO-s në Turqi ka qenë burim tensionesh midis dy vendeve.

Që nga vitet e ’90-ta, grupi i fshehtë i Gülen-it arriti të ndërtojë një rrjet të madh në Gjermani dhe pretendon të ketë rreth 70 mijë pasues në vend.

Sipas raportimeve lokale, rreth 14 mijë njerëz me lidhje të dyshuara me FETO-n kanë arritur gjithashtu në vend, pas përpjekjes për grusht shteti në Turqi.

Anëtarët e FETO-s janë përpjekur të shmangin kritikat publike në Gjermani duke u fokusuar në programet e “dialogut ndërfetar” dhe duke iu përmbajtur mesazheve “të moderuara”.

Por, anëtarët e mëparshëm të FETO-s, të cilët folën në mediat gjermane në javët e fundit, theksuan se grupi ka një strukturë të dyfishtë dhe pavarësisht imazhit të saj “demokratik” dhe “të moderuar” në publik, ka një hierarki të fshehtë dhe të rreptë të kontrolluar nga udhëheqësit e saj ideologjik.

Loading...