Grupi kriminal malazez sot del para Gjykatës, nën masa të rrepta sigurie dërgohen atje (Foto)

Shpërndaje

Katër të arrestuarit nga Njësia Speciale, M.M. shtetas i Malit të Zi, J.P. shtetas i Malit të Zi, S.D. shtetas i Serbisë, L.Z. shtetase e Kosovës, pritet të dalin sot para gjykatës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

Prokurori i shtetit Armend Hamiti, ka treguar se ka kërkuar 30 paraburgim për katër të arrestuarit.

Policia e Kosovës në aksionin e parmbrëmshëm të Njësisë Speciale, arrestoi katër persona. Dy nga katër të arrestuarit sipas Policisë së Kosovës janë persona të  kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar dhe të dy janë të dyshuar për përfshirje në vrasje.

Siç ka njoftuar Policia, deri të identifikimi dhe arrestimi i të dyshuarave kanë arritur falë bashkëpunimit me autoritete malazeze.

“Policia e Kosovës, në frymën e bashkëpunimit ndërkombëtar, në këtë rast pas shkëmbimit të informacioneve me autoritete malazeze, me datë 18.07.2018, në Prishtinë ka zhvilluar një operacion policor për identifikimin dhe arrestimin e disa shtetasve të huaj, dy nga ta të kërkuar me urdhër arrest ndërkombëtar që dyshohet se janë të përfshirë edhe në Vrasje”, ka njoftuar Policia.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në dy lokacione në Prishtinë dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy armë, sasi e narkotikëve, një veturë, dokumente që dyshohet se janë të falsifikuara, sasi e parave dhe gjëra të tjera, shkruan kallxo.com

“Policia gjatë operacionit ka arrestuar katër persona të dyshuar, dy nga të cilët dyshohet se përveç urdhër arrestit ndërkombëtar për vrasje, dyshohen të jenë përfshirë edhe në veprat penale: Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge dhe Mbajtje në pronësi, kontroll apo posedim të armës”, thuhej në njoftimin e Policisë.

Loading...