Helikopter privat dhe ferrari, Elvana Gjata zbulon fytyrën e të dashurit misterioz

Shpërndaje

Prej shumë kohësh këngëtarja shqiptare Elvana Gjata është përfolur se është në një lidhje me një biznesmen i cili bën jetë luksoze. Media të ndryshme shprehen se ai është gjithashtu edhe pronari i një hoteli në Tiranë dhe ka jetuar në Zvicër për shumë kohë.

Vetë këngëtarja nuk ka pohuar asgjë dhe nuk ka dashur që të publikojë detaje të tjera nga jeta e saj private. Mirëpo vetëm para disa orësh Elvana Gjata ka shpërndarë disa video në rrjetin social Instagram, në story ku shihet se ka fluturuar me një helikopter privat në juglindje të Francës.

Icon Style shkruan se djali që shihet në videon e postuar nga Elvana është i fejuari i këngëtares. Sipas burimeve të tyre, Elvana dhe i dashuri i saj janë parë bashkë nën shoqërinë e familjarëve të tyre duke drekuar në restorantin e hotelit. Kjo nënkupton që lidhja e tyre është mjaft serioze.

Pak ditë më parë miku i Elvanës, Valdrin Sahiti publikoi në Instagram një video me një unazë diamanti, në të cilën etiketonte Elvana Gjatën.

“Dita e duhur për këtë dhuratë, pak orë para koncertit,”- shkruante Valdrini.

Loading...