Sport

Humb jetën tragjikisht boksieri shqiptar në Kroaci

Shpërndaje

Boksieri Valentin Kajtazi ka vdekur gjatë një aksidenti tragjik që ka ndodhur në Tisno të Kroacisë, shkruajnë mediat kroate.

Klubi ku 27-vjeçari u stërvit për shumë vite, është tronditur nga ky lajm i hidhur.

“Çfarë të themi, kur në këtë mëngjes morëm lajmin e trishtuar, të gjithë në klub jemi në gjendje shoku. Valentini ishte shembull, ai ishte fillestar por në sajë të këmbënguljes së tij ai u bë një konkurrent dhe luftoi më së miri. Ky lajm na ka goditur. Valentini ishte djalë i mirë, pozitiv dhe shumë i vlefshëm, e pabesueshme që ka ikur”, tha Josko Sunara, trajner i Sibenikut, KBK Petar Kresimir. 

Stafi i portali fjala.mk i shpreh ngushëllime familjes, kurse të ndjerit Zoti e shpërbleft me Xhenet!

Loading...