Humbi jetën një shofer kamioni në autostradën Gjevgjeli-Shkup

Shpërndaje

Një shofer kamioni nga Shkupi në moshën 57-vjeçare humbi jetën dje pasi kamioni in tij ka dalë nga rruga dhe është përplasur me bankinën mbrojtëse metalike ku edhe u përmbys në rrugën Gjevgjeli-Shkup.

Siç citohet në buletinin policor, aksidenti ka ndodhur dje rreth orës 18:30 minuta dhe shoferi S.G me ambulancë është dërguar në Institucionin Shëndetësor Publik në Gjevgjeli, ku edhe vdiq.

Është kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes dhe punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

Loading...