Kapen mbi 100 kg në kufirin shqiptaro – grek, 2 në pranga

Shpërndaje

Më shumë se 100 kilogram lëndë narkotike e llojit marijuanë është sekuestruar sot në kufirin greko-shqiptar, në Kozani.

Në kuadër të këtij operacioni, janë arrestuar edhe dy persona.

Sipas informacuioneve, një makinë që vinte nga kufiri i gjelbër u ndalua nga efektivët e policisë greke.

Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 8 thasë me 40 pako, në total 104 kg marijuana.

Të arrestuarit janë dy persona nga Greqia, shoferi 54-vjec dhe një vajzë 24-vjecare, e cila ishte pasagjere në mjet.

Efektivët sekuestruan edhe 2 celularë me 2 karta SIM. /k.k/noa.al/

Loading...