Kocias: Marrëveshja e Prespës është kompromis ndërshtetëror

Shpërndaje

Marrëveshjet ndërshtetërore janë rezultat i kompromisit, arritëm marrëveshje me kontribute për të dyja vendet, ka thënë shefi i diplomacisë greke Nikos Kocias në fjalimin e tij gjatë konferencës për aspektet juridike të marrëveshjes së Prespës e cila u mbajt në MPJ-në greke. Kocias duke analizuar zgjidhjen mes Maqedonisë dhe Greqisë është fokusuar si në negociatat ashtu edhe në kontributet për të dyja vendet. Ai tha se nga koha e Konstantinos Karamanlisit deri më sot, tre çështje u janë dedikuar negociatave: emri, mos-cenimi i kufijve dhe ekzistimi apo jo i pakicës.

NIKOS KOCIAS, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË GREQISË

“Më pyetni nëse më pëlqen Maqedonia e Veriut. Jo. Unë do kisha dashur të quhen Alaska Veriore, por ekzistonte pajtueshmëri për emër të përbërë që përmban termin Maqedoni. Termini me dekada ekzistonte në negociatat dhe konsideroj se është jo etike ata të cilët dhanë fjalët përfundimtare të paraqiten si përkrahës të emrit që nuk e përmban termin Maqedoni”.

Kryediplomati grek ka kritikuar ata të cilët nuk e pranojnë këtë marrëveshje, duke thënë se në Greqi ekzistojnë dy lloje të politikave, ata që duan zgjidhje dhe ata që kanë kundër zgjidhjes.

NIKOS KOCIAS, MINISTËR I PUNËVE TË JASHTME TË GREQISË

 “Të gjithë ata që kritikojnë Marrëveshjen e Prespës, akoma nuk i ka dëgjuar të flasin se çfarë saktësisht duheshte të japim. Dhe akoma nuk i kam dëgjuar të thonë se çfarë kemi fituar se cili është balanci mes asaj që duhej të jepnim dhe ajo që duhej ta merrnim”.

Në lidhje me akuzat ndaj Qeverisë se Greqia i ka hapur rrugën drejt NATO-s dhe BE-së Maqedonisë, Kocias është shprehur se diplomacia greke ka qenë e qartë se ftesa për anëtarësim është me kusht të implementimit të tërësishëm të marrëveshjes. /SHENJA/

Loading...