Showbiz

“Kosova është Serbi”, Morena Taraku ia tregon vendin komentuesit serb

Shpërndaje

Morena Taraku është përfolur shumë javët e fundit për ndarjen nga miliarderi iranian, Sasha Sobhani, shkruan GazetaBlic.

Lidhje kjo që edhe pse në fillim çifti u shfaqen tejet të dashuruar, ku dhe bënë tatuazhe emrin e njëri-tjetrit, gjithçka përfundoi shumë shpejt.

Por, edhe pas ndarjes nga Sasha, ajo po vazhdon qëndrimin në Turqi, ku dhe po përgatitet për xhirimet e një filmi.

Në Instagram ajo ka publikuar disa nga pyetjet dhe komentet që i janë bërë nga ndjekësit e saj të shumtë, e në mesin e tyre edhe një serb.

“Kosova është Serbi”, shkruan komentuesi serb, e padyshim nuk ka munguar dhe përgjigja e Morenës për të.

“Kosova është Kosovë, kurrë nuk ka qenë Serbi. Ti po harron emrinë tonë “RKS”, Republika e Kosovës”, përfundon Morena Taraku.

Kujtojmë se Morena Taraku para një muaji lansoi projektin e ri “Femnat”, në bashkëpunim me Dj PM dhe Dj Dagz, ku deri tani kanë arritur mbi 2 milionë shikime.

Loading...