Kung fu në futboll: A është kjo ndërhyrja më e rëndë? (VIDEO)

Shpërndaje

Shumë hungarezë kishin paguar biletën e stadiumit për të parë një ndeshje futbolli mes Videotonit dhe skuadrës luksemburgase, Duddelange, por panë falas edhe një skenë kung fu-je.

Kjo pasi mbrojtësi i skuadrës nga Luksemburgu, Bryan Melisse bëri një nga ndërhyrjet më të rënda të historisë së futbollit, duke u ndëshkuar edhe me karton të kuq.

Incidenti ndodhi vetëm pak minuta larg fundit, kur hungarezët kryesonin 2-1, ndërsa Melisse pasi largoi topin, kërceu me takat e ngritura dhe përplasi futbollistin kundërshtar.

Loading...