LAJMI I FUNDIT/ Gjykata dënoi me 82 vite burg dhunuesit e Ziadin Selës (Video)

Shpërndaje

Gjykatësja e lëndës lexoi vendimin përfundimtar për të akuzuarit për dhunën që ushtruan ndaj Ziadin Selës më 27 prill. 7 te akuzuarit për tentim vrasje ndaj Selës shpallen fajtor dhe dënohen me 82 vite burg.

Për tentim vrasjen e Selës, sipas aktakuzës së re të akuzuar janë Kire Georgievski, Oliver Oshavkovski, Nikollçe Dimitrievski, ALeksandar Janeveski-Toshta, Andrej Micov, Nikolla Vojminovski dhe Kosta Dellov.

Nikolla Vojmovski është dënuar me 13 vjet e gjashtë muaj burg ndërsa me nga 13 vjet Kire Georgievski dhe Aleksandar Janevski-Toshta. Me nga 10 vjet burg janë dënuar Andrej Micov, Nikollce Dimitrievski, Oliver Oshakovski dhe Kosta Dellov.

“Të akuzuarit ditën kritike më 27 prill, pas ndërhyrjes së dhunshme në Kuvend me paramendim kishin tentuar të likuidojnë Ziadin Selën.. të gjithë të akuzuarit kishin role të veçanta… vepra është e rëndë edhe për faktin se sulmi është bërë ndaj institucionit ligjvënës, përkatësisht Ziadin Selës, i cili në momentin e sulmit ishte në vendin e punës”, ka deklaruar gjykatësja Sllavica Andreevska.

Shtatë të akuzuarit për tentim vrasje ndaj Zijadin Selës morën verdiktin. U shpallen fajtorë.

Aleksandar Janevski – Toshta u dënua me 13 vjet burg.

Nikollçe Dimitrievski me 10 vite e 6 muaj vite burg.

Nikolla Vojminovski 13 vite e 6 muaj burg.

Oliver Oshavkovski u dënua me 10 vite e 6 vite burg.

Kire Gjorgjievski 13 vite burg.

Andrej Micov 10 vite e 6 muaj burg.

Kosta Dellov 10 vite e 6 muaj.

Loading...